(FOTO: Obama dhe Joe Biden në momentin e lamtumirës)/

Presidenti Barack Obama, në fjalimin e tij të lamtumirës si president, iu ka bërë thirrje që të mbrojnë demokracinë e tyre.

“Në të gjithë drejtimet, Amerika është më mirë, vend më i fortë” se sa ishte tetë vjet më parë kur Obama u zgjodh president- iu tha ai mijëra mbështetësve që morën pjesë në ceremoninë e largimit.

Por Obama paralajmëroi se  “demokracia është e kërcënuar kurdo që ta marrim si të mirëqenë”.

Ai u përgjërua para amerikanëve që t’i vlerësojnë gjërat nga çdo pikëpamje, duke thënë: “duhet të kemi kujdes dhe të dëgjojmë”.

Obama ishte presidenti i parë me ngjyrë në Amerikë. Ai u zgjodh në vitin 2008. Pasardhësi i tij është Donald Trump, i cili ka premtuar se do të zhbëjë çdo gjurmë të politikës së Obamës. Trump do të betohet si president më 20 Janar.

/Veritas.com.al/