Fondacioni ‘Stefan Batory’ i George Soros ka kërkuar që Brukseli të rrisë luftën e tij në Poloninë patriotike, duke pohuar se mbijetesa e BE qëndron në “betejën progresive” për të detyruar globalizmin në kombin e Europës qendrore.

Një letër nga OJQ-ja, e themeluar nga miliarderi i kufijve te hapur në 1988, me qëllim të kthimit të Polonisë së atëhershme komuniste në një “shoqëri të hapur”, ka lavdëruar Komisionin Evropian për ndërmarrjen e masave kundër përpjekjeve polake për të reformuar atë që qeveria argumenton se është një sistemi i korruptuar gjyqësor që i mungon përgjegjshmëria.

Pavarësisht nga BE-ja që minon sovranitetin kombëtar duke ushqyer zgjerimin e zemërimit të bllokut në Poloni, avokatët në fondacion i bënë thirrje Brukselit që të rrisë sulmet e saj ndaj kombit te Evropës qendrore, duke pretenduar se lufta për “pavarësinë” e supozuar gjyqësore ishte jetësore për mbrojtjen e ” të drejtave te njeriut “në të gjithë bashkimin.

“Beteja për sundimin e ligjit në Poloni … është efektivisht një betejë për mbijetesën e BE”, shprehet OJQ-ja e mbështetur nga Soros, e cila ka kaluar vitet e fundit duke punuar në projekte për “përgatitjen e shoqërisë polake për refugjatët”,per te “formuar qëndrimet pozitive ndaj” emigrimit në masë të botës së tretë dhe trajnimin e dhjetëra mijëra profesionistëve dhe zyrtarëve në role të ndryshme për të luftuar “paragjykimet”, si edhe ” komentet e urrejtjes në internet”.

Partia konservatore polake Ligji dhe Drejtësia (PiS) ka folur në mënyrë të përsëritur kundër lëvizjeve të BE për të shkelur sovranitetin e shteteve anëtare pasi që partia ishte e para në epokën post-Komuniste që fitoi vende të mjaftueshme për të qeverisur pa koalicionin kur ajo mori pushtetin në zgjedhjet e 2015, me premtimin e përmbysjes së premtimit të qeverisë së mëparshme eurofile, globaliste, për hyrjen e një numri të madh të emigrantëve në vend.
Jacek Czaputowicz, ministri i punëve të jashtme polake dhe homologu i tij hungarez, Péter Szijjártó, thanë në një konferencë shtypi në Budapest këtë javë se të dy vendet do të vazhdojnë të mbrojnë një Evropë të krishterë dhe pro-sovranitetit përballë përpjekjeve të establishmentit të Brukselit për të detyruar emigrimin masiv “në fytin e kombeve”.

Veritas.com.al/