Avionë luftarak të Royal Air Force eskortuan një avion të një shoqërie ajrore civile nga Pakistani  për në aeroportin Stansted afër Londrës, sot, e Marte pasi një pasagjer kreu sjellje të dyshimta dhe të dhunshme- thanë Policia dhe ushtria britanike.

Avionët nga Forcat Ajrore RAF Typhoon u nisën nga baza ajrore në lindje të Britanisë të Martën pasdite, dhe kur avioni u interceptua, u shoqërua me siguri për në Aeroportin Stansted në veri të Londrës”.

“Stansted” tha se avioni ishte i kompania International  Airlines Pakistanez nga Lahore dhe po shkonte në aeroportin Heathrow të Londrës.

Policia tha se një pasagjer po bënte diversion dhe “tmerronte pasagjerët”. Ata thanë se oficerët hynë në komunikim me pasagjerët e avionit dhe aeroporti i hap për uljen e tij.

Forcat ajrore thanë se “nuk besojmë se ky ishte një rast i rrëmbimit ose çështje terrori”.

/Veritas.com.al/