Alfie Evans, një bebe britanik i sëmurë, prindërit e të cilit fituan përkrahje nga Papa Francesku gjatë luftës ligjore të gjatë mbi trajtimin e tij, vdiq të shtunën në mëngjes. Ai ishte 23 muajsh.

Kate James dhe Tom Evans bënë njoftimin në mediat sociale, duke thënë se janë shumë ‘të “zemër plasur”. Vdekja e Alfie, e cila kishte një sëmundje të rrallë degraduese në tru, erdhi pesë ditë pasi doktorët i hoqën ndihmën për të jetuar.

Doktorët që mbikëqyren Alfie në qytetin e Liverpulit thanë se trajtimi i mëtejshëm do të ishte i kotë dhe më mirë që të lejohej të vdiste. Prindërit e Alfie luftuan disa muaj në përpjekje për të bindur gjykatësit që t’i lejonin për ta dërguar fëmijën në Vatikan, në spitalin e  fëmijëve ku mund të mbahej në kujdes për të jetuar. Fushata e prindërve u mbështet nga Papa dhe nga grupimet kristiane, të cilët e ndihmuan për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare mbi çështjen.

Spitali tërhoqi mjekimin për jetë të Alfie-s ditën e Hanë pasi disa herë gjykata mbajti anën e doktorëve dhe bllokoi trajtimin e mëtejshëm mjekësor.

“Gladiatori im u shtri përdhe dhe mori krahë në ora 02:30,” shkroi Tom Evans në një postim në Facebook që e kishte dekoruar me një zemër të copëtuar dhe një figurë duke qarë.

Vdekja e foshnjës erdhi pas tensionet mes familjes dhe spitalit ishin ulur pak. Tom Evans, 21 vjeç, kishte premtuar që të punonte me mjekët për tí dhënë foshnjës së tij “dinjitet dhe komfort”, ose siç e quajtën armëpushim për çështjen.

Ai falënderoi stafin e  spitalit  “për dinjitetin dhe profesionalizimin e tyre gjatë një kohe pabesueshmërisht të vështirë për ta, gjithashtu”.

Veritas.com.al/