Ka shpëtuar për mrekulli pa marrë jetë njerëzish ky aksident I frikshën pranë Kopështit Botanik në Tiranë. Makina tip Mercedes ka ‘lajthitur’ papritu duke u përplasur në borduret e rrugës dytësore, ku për një sekondë mund të merrte përpara njerëz dhe automjete.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, kur një automjet ka dalë jashtë kontrollit dhe është përplasur në beton- mbajtëse. Siç shihet edhe në foto, makina është përplasur fort me trafikndarësen aq sa pjesa e përparme e saj është shkatërruar plotësisht.

Nuk ka informacion për të lënduar nga aksidenti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjajres dhe po heton rrethanat e këtij aksidenti.

Veritas.com.al/