Autoritetet në shtetin Amerikan ‘ Southern California’ punuan gjithë ditën e Mërkurë për të shpëtuar banorët që u zunë në grackë në shtëpitë e tyre, ose për t’i nxjerrë nga përmbytja e baltës dhe e mbetjeve që vërshuan për orë të tëra gjatë një shiu të rrëmbyeshëm, raporton New York Times.

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe më shumë se 24 janë plagosur ndërsa zona e pafund e veriperëndimit të Los Angeles, që së fundi u dogj tërësisht nga zjarret që shënuan rekord si më të fuqishmet në këtë shtet. Pas zjarreve, zona u kthye në një skenë tjetër katastrofe, ditën e Marte. Autoritetet thonë se 24 të tjerë nuk po gjenden dhe se 300 vetë janë ‘burgosur’ nga balta në shtëpitë e tyre.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.