– Sipas Ministrit të Brendshëm Bernard Cazeneuve- 

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, në lidhje direkte me “France 2”, ka thënë se do mbyllen xhamitë që predikojnë islamin radikal. Ai ka thënë se janë duke i identifikuar këto xhami.

“Nuk kemi pritur gjendjen e emergjencës për të luftuar predikuesit e urrejtjes, por gjendja e tillë na lejon që të veprojmë në mënyrën më të shpejtë”, ka thënë Cazeneuve.