Nga: Mauro Zanon/

Ju blini ekipin tim të zemrës Paris Saint-Germain, dhe hapni një kanal televiziv në Francë dhe unë ju siguroj se Kampionati Botëror i futbollit në vitin 2022 do të jetë juaji. Dhe nëse bëni të mirin, unë gjithashtu do t’ju jap një dorë për investime të tjera dhe do t’ju mbroj nga pikëpamja financiare. Është një skandal tjetër që ka si protagonist  ish-presidentin e Republikës Franceze, Nicolas Sarkozy, që tashmë po përballet me çështje të shumta gjyqësore. Dhe konfirmon rolin e tij si hapes i pistave për vendet e Gjirit në Francë.

Bërë publike dy ditë më parë nga konsorciumi gazetaresk EIC, Bashkëpunimi Investigativ Evropian, ne te cilën bën pjesë edhe gazeta investigative Franceze Mediapart, çeshtja përfshin nivelet më të larta të futbollit evropian, Mishel Platini, ish-president i UEFA-s dhe mik i ngushtë i Sark , dhe Gianni Infantino, ish sekretar i përgjithshëm i Uefas. Sipas zbulimeve të reja të pagëzuar “futboll leaks”, Sark, së bashku me Platini, do të jetë përgjegjës për’ blerjen e PSG nga “Emiri i Katarit Tamim Al-Thani, i” dhënies së Kupës së Botës te 2022 në Doha, por edhe “dopage financier”, i cili lejoi ekipin parisien të shmangë rregullat e të ashtuquajturës Fairy Play Financiar, nëpërmjet kontratave fiktive të dobishme për të fryre të ardhurat e tyre.
DREKA – Por shkojmë sipas radhës. E gjitha filloi më 23 nëntor 2010 në Elysee, nëntë ditë para votimit që do të kishte caktuar Botërorin e 2022. Sarkozi, atëherë president, organizon një drekë me Al-Thanin, në atë kohë Princi Trashëgimtar i Katarit, Platini dhe Sébastien Bazin, përfaqësuesi i  fondit Colony, pronar i Psg. Ish kreu i shtetit i propozon Emirit marrëveshjen, në prani te Platini, dhe nëntë ditë më vonë është pikerisht Katari që e merr Kupën e Botës.

 

LOJE JO KORREKTE – Dhe tani del se Katari, pas blerjes se Psg, kishte injektuar 1 miliard e 800 mijë euro në arkat e tij me mashtrim, me mbulimin e Platini dhe Infantino, dhe bekimin e Sarkozy.

Zbulimet konfirmojnë rolin e Sarkò-s si kalë Troje i emirëve në Francë. Sepse, përveç se mbi sport, Katari i ka shtrirë duart në shumë gjera te çmuara të tjera transalpine, falë ish-presidentit, që nga viti 2007 e tutje.

Doha është sponsori kryesor i Prix de l ‘Arc de Triomphe, garën më të rëndësishme me kuaj në Francë, është aksionari i shumicës se gjigantit botues Lagardere dhe grupit te hoteleve AccorHotels, ka aksione në Total, Vinci, Veolia, Lvmh dhe Vivendi, posedon dyqane te medha Printemps dhe Hotelet Martinez dhe Carlton në Kanë, dhe është i lidhur me Caisse des depots me një fond prej 300 milionë euro. Por Sarkò, përveç se është miku më i mirë francez i Katarit, është i Emirateve te Bashkuara Arabe. L ‘ish-kreu i shtetit, gjithmone sipas “Footboll Leaks”, po ashtu do të kishte ndihmuar presidentin nga emirate te Manchester City, Khaldoon Al Mubarak për të anashkaluar Fair Play-in financiar: emri i Sarkozy figuron në një kopje emaili “sigurues” postuar nga Infantino, për Al Mubarak.

 

Mauro Zanon