Kandidati favorit në zgjedhjet presidenciale të Francës, Emannuel Macron ka thënë për BBC se BE duhet të reformohet ose të përballohet me perspektivën e “Frexit”, dmth., me daljen e Francës nga BE. Kjo është moto e gjithë fushatës presdenciale të Marine Le Pen, të cilës i bashkohet më në fund Macon.

Pro-BE, centrisiti Emmanuel Macron, i bëri komentet kur ai dhe rivalja e tij e krahut të djathtë, Marine Le Pen, kanë hyrë në javën e fundit të fushatës.

Votuesit francez do të shkojnë në votime ditën e Dielë, ku do të vendosin mes dy palëve.

Zonja Le Pen ka kapitalizuar ndjenjat anti- BE të francezëve dhe ka premtuar një referendum mbi anëtarësimin e Francës në BE.

Ajo ka fituar mbështeje në zonat fshatare dhe në zonat industriale, duke premtuar rikthimin e kontrollit të kufijve të Francës dhe prishjen e politikave të emigracionit të BE.

/Veritas.com.al/

Emmanuel Macron stands by the Wall of the Righteous (Le Mur des Justes) during a visit to the Shoah Memorial on April 30, 2017 in Paris.