(FOTO: Manuel Valls, flamuri i Francës në sfond)

Nuk dihet, e François Hollande-it apo e Manuel Valls, është tehu ose doreza e thikës që ka çarë të majtën-

Kryeministri drekoi me François Hollande në Élysée dhe do të shpallë kandidaturën e tij sot në 18.30.

Kryeministri francez Manuel Valls i futet fushatës për zgjedhjet presidenciale këtë të hënë, në 18:30. Pas deklarimit të mosrikandidimit të François Hollande, askush s’kishte më dyshime se  Valls do të kandidonte. Dreka që presidenti dhe kryeministri kaluan sot, është kambana e bashkëpunimit të tyre në betejën e ardhshme për drejtimin e shtetit.

Njoftohet se ata kanë diskutuar së bashku për dorëheqjen e Valls. Asnjëri prej tyre nuk do të jape shenja ngutjeje, për shkak edhe të kontekstit të kërcënimeve terroriste që mbeten të larta.

Ndër emrat që qarkullojnë për zëvendësues të Vallas, janë ministrat Bernard Cazeneuve (i brendshëm), Jean-Yves Le Drian (i mbrojtjes), Stéphane Le Foll (i bujqësisë), Marisol Touraine (i shëndetësisë), Najat Vallaud-Belkacem (i arsimit).

Fushata e Vallas do të jetë e “vështirë” sipas analistëve të ndryshëm por edhe personaliteteve të ndryshme të parties socialiste. Për Gilles Finchelstein, drejtor i përgjithshëm i Pondacionit Jean-Jaurès (pranë PS), “François Hollande dhe Manuel Valls, janë e njëjta politikë […] nuk dihet se e kujt, e François Hollande-it apo e Manuel Valls, janë tehu ose doreza e thikës që ka çarë të majtën”. Kandidati Arnaud Montebourg, ka shkuar më tej: pas “gjithëkush veç Hollande jo”, dhe “gjith kush veç Valls jo”.

/Veritas.com/