Qeveria Franceze do të pezullojë rritjen e taksës për karburantet, e cila ka shkaktuar javë proteste të dhunshme- raporton media franceze.

Protestat kanë goditur qytetet kryesorë të Francës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme përgjatë tre javëve të kaluara.

Kryeministri i Francës, Edouard Philippe kërkon kompromos me protestuesit, por ata i kundërshtuan bisedimet duke bërë thirrje kërcënuese për vdekje nga ekstremistët në radhët e tyre.

Protestat e “Jelek Verdhëve’ tani po e rrisin më tepër zemërimin ndaj qeverisë.

Tre protestues kanë vdekur që nga fillimi i rrëmujës e cila rezultoi në dhunë dhe vandalizëm- sidomos kur statujat e Harkut të Triumfit u shkatërruan të shtunën e kaluar.

” Jelekët e Verdhë’  janë quajtur sepse ata kanë pushtuar rrugët të veshur me të verdhë shumë të dukshme gjë që kërkon vetë ligji francez për këdo që punon me makina.

Lëvizja është rritur përmes mediave sociale dhe ka marrë mbështetje politike në gjithë spektrin politik.

Veritas.com.al/