Funari, një prej destinacioneve turistike natyrore më të bukura në bashkinë e Elbasanit, së shpejti do të njihet edhe si fshati që ka pistën më të madhe të parashutizmit në vend. Projekti është në përfundim të tij dhe për kryebashkiakun e Elbasanit, ky investim synon ta cojë në një tjetër nivel frekuentimin e Funarit dhe njëkohësisht të krijojë bazat për një turizëm të qëndrueshëm.

Edhe për banorët investimi shikohet si një mundësi e mirë, por ata shprehen se turizmi i qëndrueshëm në këtë zonë kërkon investime edhe në insfrastrukturën rrugore.

Atë që natyra e ka krijuar me aq bujari, duhet ta sjellim sa më afër njerëzve dhe turistët nuk do të mungojnë për të shijuar një tjetër zonë ku si rrallë në ndonjë vend tjetër malor ndërthuren pyjet me liqenet.