(FOTO: Veëm pesë trupa janë zbuluar deri tani)/

Më shumë se 200 emigrantë mund të jenë mbytur në Mesdhe pasi anija e tyre u fundos në bregun Libisë- tha një organizatë ndihmash nga Spanja.

“Proactiva Open Arms” tha se ka zbuluar 5 trupa duke lundruar afër dy varkave të kthyera përmbys. Secila nga këto mjete lundrimi mund të mbajë mbi 100 persona.

Një zëdhënës i rojeve bregdetare të Italisë, i cili koordinon shpëtimin, konfirmoi pesë të vdekurit- sipas raportimeve nga Reuters.

Zonja Laura Lanuza tha se Proactiva ka frikë se të paktën 240 emigrantë mund të kenë vdekur për shkak se mjetet e tyre lundruese janë mbingarkuar me emigrantë.