Tre deputetët e PD, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli dhe Eduard Selami janë shprehur kundër linjës së kryetarit të PD, Lulzim Basha për bojkotin e zgjedhjeve parlamentare nga Opozita.

Të tre janë shprehur në media sociale se ‘PD duhet të hyjë në zgjedhje’, pavarësisht nga vendimi për të vazhduar ‘betejën’ opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme.

/Veritas.com.al/