Gara për më të bukurën jo gjithmonë shkon siç duhet, kjo video do t’jua tregojë më së miri.

Një konkurrente e bukurisë e cila merrte pjesë në Miss Universe në Spanjë u filmua në një rënie të turpshme në pishinë, teksa ajo bëri një rrokullisje elegante për të tërhequr vëmendjen. E veshur me një fustan dhe taka tepër të larta, Miss-i e pati të vështirë të sfilonte ashtu siç ajo e kishte menduar.

Pilar Magro po përfaqësonte provincën qendrore spanjolle të Caceres në konkurrim kur ajo u turpërua para të gjithë konkurrenteve të shteteve të tjera. Videoja tregon Magron midis një grupi të vajzave të reja të cilat sfilonin  pranë një pishine në një vend të pazbuluar në Spanjë.

Veritas.com.al/