Nga: Ylli Dylgjeri/

Pse në Janar?

Po kur?

Në Shkurt

Pse në Shkurt?

Por kur?

Në Mars….e kështu e me radhë vazhdon loja e kungulleshkës në muaj.

Çfarë është ky objektiv kalendarik?

Shteti punon çdo ditë dhe totalisht. Dinamika e jetës së krimit nuk fillon në Janar e mbaron në Dhjetor. Ndalimet s’kanë datë. Ashtu dhe lirimet. Datë kanë ngjarjet dhe Revolucionet, datëlindjet apo ndërrimi i jetës etj. Publiku pret me padurim rezultatet. Të presësh janarin do të thotë të hanë banditët dhe gjelin e vitit Ri.

Atëherë, deri në Janar …Publicitet.