Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prej disa ditësh është angazhuar personalisht në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit.

AI përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se kishte zhvilluar një takim virtual me kandidatë të Vetëvendosjes në Shqipëri dhe me komunitetin shqiptar në Itali.

Por komentet në postimin e tij nuk ishin shumë pozitive, pasi qytetarët kosovarë i kanë kërkuar që të merret fillimisht me punët e Kosovës dhe më pas me ato të Shqipërisë.

“Z.kryeminister, voten ta kemi dhene me u marr me Kosovem, e kur ti ndreqim senet knejpari dalim edhe kah Shqipnia pastaj”, shkruan një prej komentuesve.