Një pjesë e thesarit të lënë nga Gheddafi eshte zhbllokuar nga Komiteti i Sigurisë Financiare i Ministrisë së Thesarit në favor të familjes te presidentit libanez. Pas sulmit të NATO-s në Libi në vitin 2012, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kishte kërkuar dhe marrë nga Guardia di Finanza konfiskimin e të gjitha pasurive të Gheddafit, të përbërë nga prona të patundshme si zyra, hotele dhe toka me vlerë më shumë se 1,1 miliard euro, dhe nga asete te luajtshme, p.sh.kuota aksionere në kompani të tilla si Eni, Juventus, Fca, Cnh.

Vetem pasuritë e paluajtshme për momentin janë kthyer në disponimin e Lafico-s, autoritetit për investimet jashte vendit të kërkuar nga Gadafi në vitet shtatëdhjetë dhe inkorporuar në vitin 2006 në Autoritetin e Investimeve Libaneze. Rais-i kishte akumuluar pasuritë e tij nga aktiviteti i nxjerrjes se naftës dhe, në teori, tani do ti perkase shtetit libian, sot i ndarë mes dy qeverive.

Mbetet akoma për t’u sqaruar se kush mund ta gëzojë thesarin e Gheddafit në mes të dy autoriteteve aktualisht të pranishme në territorin e Libisë. Teorikisht, pasurite e patundshme te rais-it duhet ti shkojnë autoritetit te Tripolit të udhëhequr nga Fayez al-Serraj. Por çështja eshte akoma e gjitha per tu zgjidhur.

Mbeten akoma të ngrira megjithatë pjesmarrjet aksionere në të cilat Gheddaffi kishte investuar. Lafico ne fakt ende posedon 0.58% të Eni-t, 1.26% të Unicredit, 2% të Leonardo ish Finmeccanica, 1.15% të Juventusit, 0.33% të Fce ish Fiat dhe 0.33% te Cnh.

Veritas.com.al/