( Hillary Clinton e ka lëshuar veten në një batutë “politikisht jo korrekte”. Por publiku, në vend që të reagojë i indinjuar, qesh dhe duartroket. Po nëse të njëjtën batutë ta kishte bërë Trump?)/

Zezakët janë të gjithë njësoj “, nënshkruar: Hillary Clinton.

Ish sekretarja e shtetit nën Barack Obama dhe sfidante e Donald Trump në zgjedhjet që çuan në fitoren e kandidatit republikan, është bërë protagoniste e një episodi që shkakton trazim për botën e përmbajtur tradicionale te Partisë Demokratike.

Por qe gjithashtu bën të reflektojmë se si janë paraqitur disa personazhe dhe se si janë në realitet.

Episodi shkoi pak a shume kështu.  Klinton u intervistua disa ditë më parë nga Recode, një faqe interneti që trajton veçanërisht lajme mbi teknologjinë dhe Silicon Valley. Portali është bërë gjithnjë e më i famshëm me kalimin e kohës, aq shumë saqë që nga themelimi i tij (2014) deri më sot ai ka rreth gjysmë milion vizitorë në muaj.

Hillari Klinton u intervistua nga Kara Swisher, një nga dy themeluesit e faqes. Tema e intervistës, dy burra me ngjyre : Cory Booker, Senator Demokrat për New Jersey dhe Eric Holder, ish Prokurori i Përgjithshëm nën Presidencën e Obames. Intervistuesja, në një pikë të caktuar të bashkëbisedimit, citon një fraze, por gabimisht ia atribuon atë njeriut të gabuar. Një gafë pa pasoja të veçanta. Por përgjigja e Hillary Clinton ishte ndryshe nga ajo që pritej.

Përballë një Kara Swisher shumë në siklet nga gabimi, Hillary, në një përpjekje për ta ngushëlluar, thotë diçka që lë mjaft të habitur: “Po mos u shqetësoni se nuk është e rendë, dihet se zezakët janë të gjithë njësoj  dhe i ngatërrojmë ndërmjet tyre “.Në sallë shpërthejnë të qeshura me zë dhe duartrokitje .

Po sikur ta kishte thënë Trump? Imagjinoni reagimet e tmerrshme të publikut dhe botës së inteligjencës liberale. Presidenti do të ishte akuzuar menjëherë për racizëm dhe për mos respektimin e kulturës amerikane. Por politikisht korrekte është kështu: dënon vetëm ata që nuk janë pjesë e saj.

Veritas.com.al/