(PORTRET: Donald Trump në vitin 1989. Portreti do të vendoset në Galerinë “The Smithsonian”)

Galeria e Portreteve “The Smithsonian”  në Washington D.C. po bëhet gati që  të ekspozojë portretin e Presidentit të zgjedhur Trump.

Portreti i Trump është vendosur që të paraqitet në Galeri me 13 Janar, 2017 dhe të qëndrojë aty për pjesën tjetër të muajit, sipas “Washington Examiner”.

Porterti “tregon Donald trump duke hedhur lart një kokërr mollë, me dorën e djathtë”; fotografia është bërë nga fotografi i njohur Michael O’Brien në vitin 1989.

Muzeu e kishte siguruar portretin në vitin 2011.

Në vitin 2014, presidenti Obama ishte i pari, portreti i të cilit u shfaq në Galeri, portret i krijuar nga skaner priter në 3D.

Portreti i Obamës u paraqit këtu dy herë, në vitin 2009 dhe 2013, me rastin e inaugurimit të mandateve të tij si president.

/Veritas.com.al/