Gazeta Britanike ‘The Daily Telegraph, versioni online, dje në mëngjes, ka publikuar një lajm mbi “vdekjen e Dukes së Edinburgut- Princi Philip”. Por pak kohë pas botimit, gazeta korrekton lajmin e saj si ‘i pavërtetë’.

Gazeta thotë se ‘artikulli ishte i pa kompletuar”, madje edhe mosha e Princit ishte lënë ‘XXXX’

Gjithë raporti i gazetës pasqyrohej në gazetë në prag të 96 vjetorit të lindjes së Dukes së Edinburgut- njeriu që shërbeu më gjatë në këtë post mbretëror, plot shtatë dekada.

Në raportin e publikuar nga ‘The Telegraph’ lexohet:

“Duka i Edinburgut, më jetë gjati në pushtet në historinë e Britanisë, bashkëshorti i monarkes Britanike, vdiq në moshën e XX, njofton Buckingham Palace”.

The report announcing the Duke of Edinburgh’s death was swiftly removed from the website.

“Princi Philip, të cilin Mbretëresha e përshkruan si ‘forcën dhe qëndresën ‘ e saj gjatë sundimit të saj, ndërroi jetë XXXXXXX”- citohet gazeta.

“Atij do t’i dedikohet një funeral ceremonial në përputhje me dëshirën e tij, ceremoni që pritet të mbahet në shtatë ditë”- sipas gazetës”.

Një zëdhënës i gazetës “The Telegraph” ka thënë: “Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për këtë gabimqë u bë në mëngjes, i cili natyrisht, është korrigjuar menjëherë. Ne do ta rishikojmë procesin e botimit si një çështje urgjence”- thotë zëdhënësi i gazetës.

Veritas.com.al/