E përditshmja serbe “Kurir” ka publikuar dje, më 25 shtator, për herë të parë disa foto të së dashurës së kryeministres së Serbisë Anna Brnabic.

Zonja Brnabic është e njohur për prirjet e saj homoseksuale gjë që e ka pranuar edhe publikisht. Sipas tabloidit serb 41-vjeçarja ka një lidhje prej 8 vitesh me një mjeke që punon në Qendrën Klinike të Serbisë. Bëhet fjalë për Milica Gjurgjic me të cilën Brnabic ka një marrëdhënie të qëndrueshme. Edhe pas zgjedhjes në krye të qeverisë serbe ajo është deklaruar haptas për orientimin e saj seksual.