KIEV/MOSCOW (Reuters) – Një gazetar disident që ishte raportuar i vrarë në Kiev, në mënyrë dramatike u rishfaq i gjallë diyën e Mërkurë në mes të një konference për shtyp që po mbahej mbi vrasjen e tij nga autoritetet e shërbimit sekret shtetëror në Ukrainë.

Gazetari rus, Arkady Babchenko, që ishte raportuar i vrarë në kryeqytetin Ukrainas në 29 Maj, Prokurori i përgjithshëm Ukrainas Yuriy Lutsenko  dhe kreu i shërbimit sekret Ukrainas (SBU) Vasily Gritsak morën pjesë në një konferencë shtypi në Kiev, në 30 Maj.

Autoritetet Ukrainase thanë të martën se Babchenko, një 41 vjeçar, kritik i Presidentit Vladimir Putin dhe politikës së Rusisë në Ukrainë e Siri, është qëlluar për vdekje në apartamentin e tij dhe se gruaja e tij e kishte gjetur të vdekur të mbytur në gjak.

Raportimi si i vrarë ka shkaktuar një luftë fjalësh mes Ukrainës dhe Rusisë dhe iu ka dhënë drithma komunitetit të gazetarëve në të dy vendet.

Por të Mërkurën, një shfaqje emocionuese e Babchenko para reporterëve duke thënë se ishte bërë pjesë e operacionit special Ukrainas për të shmangur përpjekjet e Rusisë për tí marrë jetën, tha se ndjehet mirë.

Duke folur për gazetarët, Babchenko kërkoi falje, duke thënë: “Unë kam qenë i detyruar të shqetësoj miqtë dhe kolegët e mi shumë herë dhe e kuptoj ndjenjën e keqe”.

Me sa duket ai as nuk u kishte thënë anëtarëve të tij më të afërt të familjes për planin.

“Ndjesë e veçantë për gruan time, Olechka, nuk kisha asnjë mundësi tjetër”, tha Babchenko në një dhomë me gazetarë të habitur.

Babçenko u largua nga Rusia në vitin 2017, pasi mori kërcënime për një postim që ai bëri në mediat sociale. Një numër gazetarësh dhe disidentësh të tjerë janë vrarë në vitet e fundit në Kiev në vrasjet që mbeten të pazgjidhura.

Veritas.com.al/