Moderatorja e programit ‘The Fox & Friends’ në televizionin amerikan ‘Fox News’, Abby Huntsman ka kërkuar ndjesë shikuesve ditën e Diele rreth një thënieje mbi Trump dhe Kim. Gazetarja dhe moderatore Huntsman, duke iu referuar samitit të Donald Trump me Kim Jong-un e Koresë së Veriut në Singapor, e krahasoi atë si “një takim mes dy diktatorëve”.

Huntsman, the e bija e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Rusi dhe aspirant ëpr kandidat Republikan për President, Jon Huntsman, po diskutonte me Anthony Scaramucci, i cili ka qenë vetëm 11 ditë në vitin 2017 anëtar i administratës së Shtëpisë së Bardhë. Ata po flisnin rreth mbërritjes në Singapor të Trump.

Në momentin kur zoti Trump po ecte drejt avionit dhe për një moment ndaloi jashtë Air Force One’’, kur sapo kishte lënë samitin G7 në Quebec, ku thuajse u projektua një krizë diplomatike me Kanadanë, Huntsman tha: “Anthony, na thuaj diçka mbi këtë moment. Unë mendoj se kjo është histori. Ne po përjetojmë histori.

“Pavarësish se çfarë ndodh në këtë takim mes dy diktatorëve, çfarë ne po shikojmë tani, kjo është histori”.

Abby Huntsman ka kërkuar ndjesë para lexuesve për fjalët që tha në drejtim të presidentit Trump