-“Kthesa islamofobe” do ti ishte imponuar partisë nga Gerard Batten, kreu i UKIP që nga shkurti 2018-

Nga: Gerry Freda /

Nigel Farage, një nga mbështetësit më të zjarrtë të Brexit, kohët e fundit vendosi të braktisë UK Independence Party  (Ukip),formacion politik anti-BE që ai udhëhoqi nga viti 2006 në 2009 dhe nga 2010 në 2016.

Parlamentari Europian ka precizuar se ai u largua nga partia në polemikë me udhëheqësit aktuale te Ukip, përgjegjës për transformimin e kësaj lëvizje në një “formacion thellësisht islamofob”.

Farage ka formalizuar zgjedhjen e tij “të dhimbshme” përmes një editoriali që ai redaktoi për The Daily Telegraph. Deputeti tha se ka filluar të vlerësojë mundësinë e largimit nga UKIP pas emërimit të Gerard Batten në shkurt 2018, drejtuesit të formacionit politik në fjalë. Sipas Farage,udheheqja e tanishme e lëvizjes euroskeptike do ti kishte vendosur kësaj të fundit një “kthesë islamofobike”: “Batten ka promovuar një ndryshim rrënjësor në programin e partisë. Ai ka preferuar t’i jape gjithnjë e më pak vëmendje çështjeve ekonomike dhe evoluimit te negociatave të Brexit për t’u përqendruar ekskluzivisht në problemet që rrjedhin nga rritja e muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Ukip i sotëm është i ndikuar rëndë nga psikoza anti-islame e ushqyer nga udhëheqësi i saj. Në programin e tanishëm të partisë, në të vërtetë, janë prezentë tone fort raciste dhe islamofobe, shprehje e një ideologjie që gjithmonë e kam dënuar me forcë “.

Farage,gjithmone në editorialin e përgatitur për The Daily Telegraph, precizon se marrëdhëniet e tij me udhëheqësin e ri ishin  “kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme ” në nëntor të këtij viti, një ditë pas zgjedhjes së Batten për emërimin si “konsulent” të Ukip për çështjet  e lidhura me emigracionin, Tommy Robinson, kreun e formacionit nacionalist English Defence League : “Batten ka emëruar këshilltarin e tij politik një aktivist të ekstremit të djathtë, një kriminel i kërkuar nga forcat e rendit të gjysmës se botës.

Gjatë viteve të mia në udhëheqje të Ukip, gjithmonë kam kerkuar ta mbaj partine larg nga ambientet ksenofobe. Udhëheqësit e sotëm, në te kundert, po e udhëheqin këtë lëvizje drejt një drejtimi krejtësisht të gabuar, drejt një katastrofe. Për fat të keq, shumica e anëtarëve janë me ta. Duke qenë tashme ne minorancë, nuk mund të bëja tjetër përveçse të braktisja anijen dhe të shpëtoja veten kështu nga një përmbytje e afërt “.