Koment: 27.al/

Genti është gjeni, sepse përndryshe nuk do e kishin vënë ministër me delegim.

Genti është gjeni, se ka lexuar libra sa Batoni dhe Edi bashkë.

Genti është gjeni, se e ka thënë njeriu që thotë vetëm të vërtetën.

Genti është gjeni, se kur flet ai këshilltarët e tij duhet ta qepin halen.

Genti është gjeni, se hoqi targat diplomatike.

Genti është gjeni, se hoqi pasaportat diplomatike.

Genti është gjeni, se ndërroi ca diplomatë, por pastaj ju prish mendja, kur mësoi se njerëzit e kujt ishin.

Genti është gjeni, se ia menderosi Ivica Daçiçit si Loriku, kur i hyri me grushte serbit në stadiumin e Beogradit.

Genti është gjeni, se nuk flet asnjë fjalë që Holanda aprovoi kthimin e vizave për shqiptarët.

Genti është gjeni, se nuk bëri as dhe një përpjekje të vetme që ta ndalonte këtë punë.

Genti është gjeni, se tani duhet të nisë fushatën e lobimit, të harxhojë ca para që t’i mbushë mendjen Strasburgut që të mos na i heqë vizat, të cilat na i dha, kur te vendi i Gentit nuk ishte një gjeni.

Genti është gjeni, se tek e fundit e ka nevojë njeriu për një vizë.

Genti është gjeni, sepse tani duhet të ndalojë targat diplomatike për biçikletat holandeze.

Genti është gjeni, se kurrë më nuk do i dhurojë bashkëjetueses sekrete një tulipan.

Genti është gjeni, se do ushtrojë ndikimin e tij që në Shqipëri të ndalohen mullinjtë me erë, madje do ndalojë të fryjë erë.

Genti është gjeni, sepse po na i hoqën vizat nuk do shohë kurrë një pikturë të Rembrantit apo Van Gogut.

Genti është gjeni, se tani do të botojë një vepër me gabimet e rënda të Erazmit të Roterdamit.

Genti është gjeni, se qysh sot e tutje kekun do ta bëjë vetëm me mall vendi prej Tepelene.

Genti është gjeni, se “Hollandezin fluturues” të Vagnerit nuk do ta dëgjojë kurrë, po ia thanë se çfarë është.

Genti është gjeni, se pret nga Sandër gaztori t’ua mbyllë gojën holandezëve me atë tymin që vetëm ai e di.

Genti është gjeni, se ai që i dha çelësat Gentit është gjeni e shkuar gjeniut.