Ylli hollivudian, George Clooney po trajtohet në një spital për një plagosje të vogël pas një aksidenti me scooter në Sardinia, Itali, raporton agjencia italiane e lajmeve, AGI.

Aktori i “Ocean’s Eleven” ka dëmtuar këmbën kur një makinë e markës Mercedes dyshohet se është kthyer pa dhënë sinjal dhe është përplasur me motorin scooter me të cilin po udhëtonte Clooney, tha AGI.

Clooney, 57 vjeç, raportohet se është hedhur nga mjeti i tij me dy rrota drejt e në xhamin e përparmë të makinës.

Përplasja ka ndodhur në Costa Corallina, në verilindje të ishullit sot në mëngjes rreth orës 8am (0600 GMT).

Shoferi i makinës thërriti një ambulancë që e dërgoi aktorin në spital, raporton AGI.

Veritas.com.al/

4E14D43C00000578-5937207-image-m-24_1531218774754

4E148ACA00000578-5937207-image-a-52_1531215245131