-Djali i Jeb Bush tha se xhaxhai “potencialisht” mund të votojë për kundërshtaren e Trump-it-

Para tre orës, gazeta amerikane POLITICO publikoi një lajm se  George P. Bush tha të Martën se xhaxhai i tij, ish- President i Amerikës, George Ë. Bush, mund t’i bashkohet gjyshit të tij George H.W. Bush duke e hedhur votën për Hillary Clinton kundër Donald Trump. Fillimisht lajmin e kishte publikuar agjencia e Lajmeve Associated Press.

Komisionari i Landit të Texas bëri një koment teksa iu adresohej një grupimi të vogël republikanësh të mbledhur në San Marcos, Texas, të martën, duke thënë se të dy ish- presidentët e të njëjtës familje “potencialisht” mund të votojnë për Hillary Clinton në ditën e Zgjedhjeve.

I pyetur më vonë nga AP që të bënte të qartë komentet, George P. Bush tha se ai thjesht “po spekulonte” dhe se nuk mund të thotë me siguri si do të votojnë ata.

/Veritas.com.al/