Giaia Mogherimi është arrestuar bashkë me një bandë trafikantësh droge, në tetor të vitit 2016, në brigjet e Adriatikut, dhe është arrestuar. Në atë kohë , Federica Mogherini deklaroi se ‘nuk flas me vëllain tim” (babai i Gaia).

Por tai arrestohet përsëri e kapur në të njëjtin krim.

E lindur në Romë, 26 vjeçe, Gaia Mogherini është vajza e vëllait nga babai të ish-ministres së jashtme të Italisë, sot përfaqësuese e lartë e politkës së Jashtme të BE.

Vajza ishte arrestuar edhe më 2016, bashkë me 15 të akuzuar të tjerë për shpërndarje dhe zotërim lëndësh narkotike.

Sipas kreut të akuzës, Gaia Mogherini kishte marrë më 28 shkurt 2015 “një sasi të pasaktësuar lënde narkotike të tipit kokainë, që shkonte përtej limitit të konsumimit personal”, nga Manuel Zumpano, djali i një bosi të malavitës romane.

Sipas hetuesve, të dy kishin siguruar sasi të mëdha lëndësh narkotike për shitje, duke pasur kanale dhe kontakte direkt në Spanjë e Shqipëri. E dënuar me tre vjet më 2017, tani Mogherini është në arrest shtëpie.

VERITAS.COM.AL/

Image