(FOTO: Donald Trump në një ceremoni mes liderve fetarë)/ 

Sapo Donald Trum ka njoftuar se Franklin Graham dhe 6 figura të tjera fetare do të flasin në ceremoninë e shumëpritur.

Ceremonia do të fillojë me Kardinalin Timothy Dolan, do të vazhdojë me leximin e ungjillit nga pastor Paula White dhe Samuel Rodrigues nga Konferenca e Lidershipit Kombëtar Hispanik.

Graham, që është një mbështetës i hershëm i Trump, tha:

“Unë nuk kam ndonjë informacion shkencor, nuk kam ndonjë grumbull me emaile që t’u lexoj. Por unë kam  një opinion. Unë besoj se ishte Zoti. Zoti na provoi. Ai iu përgjigj besimtarëve me qindra e mijëra në gjithë këtë tokë që po faleshin për këtë vend”.

Zoti u shfaq përmes vullnetit të popullit Amerikan dhe kështu Trump u zgjodh aq lehtësisht”- tha Graham.

“Që në fillim të ceremonisë së inaugurimit, liderët tanë kanë shprehur homazhe për të bekuarit e lirisë që e kanë ngritur lart vendin dhe popullin tonë”, tha Tom Barrack, kryetar i Komitetit Inaugurues Presidencial.

“Jam i lumtur që njoftoj se ndryshimet mes liderëve dhe besimeve që do të na jepen gjatë leximeve dhe lutjeve në betimin e presidentit Trump do të jenë një rol vital që besimet luajnë në vendin dhe kombin tonë kumbues”-tha.

/Veritas.com.al/