Nga: Dritan Kaba/ Fb

Këtë nuk e kisha pare. Ngela i mahnitur dhe surprizuar nga gjenialiteti dhe largpamësia e Gjushit.

Kjo pamje është nga plazhi i Durrësit.

Ishte ngushtuar rruga !!!!

Nga katër korsi ishte kthyer me dy. Hedhur miliona euro per beton për te bere parkime ne vend te rrugës.

Pas pallateve vende te tera për parkim ose për ngritur parkime publike me kate per turistet.

Vetem nje njeri gjenial si Dako mund ta beje te zëvendësoje rrugën me parkime.

Ne çdo vend te botes shpronësohet dhe prona private për te zgjeruar rrugët, ky i ngushton.

Ne mëngjes mu deshën 30 minuta te kaloja dy kilometra, imagjino ne darke.

Gjithsesi jam shume i lumtur dhe krenar qe jam shqiptar. Duhet te jemi te vetmit ne Bote qe kemi një kryebashkiak qe shpenzoi katër vjet dhe miliona euro qe te përfundonte veprën e tij Gjushi i Madh:

Ngushtimin e rrugës se Plazhit!

Tutjepamësia e tij kalon edhe kufijtë e imagjinatës se Zhyl Vernit (Jules Verne) . Asgjë nuk është bere rastësisht, çdo gjë është tutjepamese.

Gjeniu ka menduar për pas 200 vitesh. Edhe kjo ne një qytet me histori mbi 3 mije vjeçare, është një kohe shume e shkurtër.

Gjushi ka menduat për te ardhmen, qe emri i tij te jete i skalitur ne histori.

Brezat pasardhës, pas 200 vjetësh, jo vetëm do e kuptojnë, por edhe do e admirojnë, për tutjepamesine e tij.

Gjushi po përgatit Durrësin dhe zonën e plazhit për epokën e makinave fluturuese,

Çfare do duheshin atëherë rrugët?!

Ne te ardhmen do duhen vetëm parkime, ku te ulen makinat fluturuese.

Kjo është t’i paraprish te ardhmes dhe te punosh për te.

Prandaj unë ndihem krenar dhe i qete per Shqipërinë qe do i lemë brezave trashëgim.

Vetëm një tutjepamesi e tille mund ta realizoje.

Veritas.com.al/

Image may contain: sky and outdoor