AFP John MACDOUGALL

Politikanët gjermanë kërcenuan të dëbojnë të martën ambasadorin e SHBA Richard Grenell lidhur me kritikën e tij të ashpër ndaj shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes të Gjermanisë. Grenell e ka akuzuar Gjermaninë për dështimin në përmbushjen e qëllimeve të veta të shpenzimeve, për  të mos folur pastaj për angazhimin e saj ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Grenell eshte përgjigjur të hënën për të bere te ditur se plani i ri i buxhetit të Gjermanisë flet për shpenzime te mbrojtjes që arrijne kulmin në 1.37 përqind të të ardhurave kombëtare në vitin 2020, por pastaj fillojnë të ulen në 1.25 përqind deri në vitin 2023.

Anëtarët e NATO-s supozohet të shpenzojnë 2 për qind në mbrojtjen, një objektiv që administrata Trump ka këmbëngulur më shumë se administratat e mëparshme. Gjermanët më parë u zotuan të arrijnë 1.5 përqind deri në vitin 2024, gjë që është ende shumë më i ulët se angazhimi i tyre në NATO.

Zerat nisen në fillim të vitit 2019 se Gjermania do të humbasë objektivin 1.5 për qind, megjithëse ajo mburret me ekonominë më të madhe të Evropës dhe ka dëshmi të bollshme që forcat e saj ushtarake janë të papërgatitura për veprim serioz ushtarak.

“Është e mjerueshme,” tha Grenell për Breitbart News në një intervistë të qershorit 2018. “Gjermania është ekonomia më e madhe në Evropë. Ata u angazhuan për NATO-n, dhe ata duhet të jenë serioz në lidhje me këtë angazhim; është një institucion shumëpalësh që garanton aleatët, duke garantuar lirinë “.

Buxheti i ri nuk eshte ne lartesine e duhur as sa ky objektiv modest, duke sjellë një qortim të ashpër nga ana e Grenell, i cili akuzon se Gjermania kurrë nuk ka pasur një plan serioz për të arritur shpenzimet e mbrojtjes prej 2 përqind.

“Anëtarët e NATO-s premtuan se do të shkojne perpara, jo larg nga dy përqind deri në vitin 2024,” vuri në dukje Grenell. “Fakti qe qeveria gjermane eshtë edhe duke konsideruar uljen e angazhimeve tashmë të papranueshme për gatishmërinë ushtarake është një sinjal shqetësues për 28 aleatët e Gjermanise në NATO”.

Disa politikanë gjermanë ju përgjigjën Grenell-it me zemërim, sidomos nënkryetari i Bundestagut dhe nënkryetar i Partisë së Lirë Demokratike, Wolfgang Kubicki.

Kubicki e krahasoi Grenell me “një komisioner të lartë të nje fuqie pushtuese” dhe tha se ndërhyrja e tij në “çështjet politike të Republikës Federale sovrane” nuk duhet toleruar. Ai rekomandoi shpalljen e Grenell persona non grata dhe dëbimin e tij nga Gjermania.

“Nga ana diplomatike, zoti Grenell është një dështim i plotë. E gjithë kjo duket si sjellja e një nxënësi të keq “, shtoi Carsten Schneider, menaxher i parlamentit për Partinë Socialdemokrate.

“Zoti. Grenell dëmton marrëdhëniet transatlantike me provokimet e tij te përsëritura pa takt “deklaroi Schneider.

Përgjigjja e kancelares gjermane Angela Merkel ishte pak më shumë diplomatike, pasi ajo pranoi se ishte e kuptueshme pse Presidenti Donald Trump dhe aleatët evropiane te Gjermanisë mund ta gjenin kontributin e mbrojtjes të Gjermanisë inadeguat.

“Ne kemi thënë gjithmonë se jemi duke shkuar drejt dy përqindëshit dhe nga viti 2024 ne do të arrijmë në 1.5 përqind”, – insistoi Merkel – një pohim mjaft bixarr duke pasur parasysh se Grenell po i përgjigjej një buxheti gjerman që nuk do të shkonte kurre afer 1.5 përqind, as në vitin 2020 dhe as në vitin 2024. Nëse Merkel “gjithmonë ka thënë” diçka tjetër, ministri i saj i financave te saj duket se nuk e ka dëgjuar atë.

Ambasadori Grenell ka aleatë në Gjermani ashtu si edhe kritikë. Ligjvënësi i Partisë së Gjelbër, Omid Nouripour, i cili kishte duartrokitur Grenell më parë per gjërat e thena ne menyre pak diplomatike në Berlin,ka denoncuar kërcënimet për të dëbuar Grenell si “absurde” dhe tha se ai përfaqëson një linjë komunikimi me Shtëpinë e Bardhë “te nevojshme më shumë se kurrë më parë”.

Komisioneri i forcave të armatosura gjermane Hans-Peter Bartels ra dakord të martën me vlerësimin e Grenell se buxheti i ri ushtarak është tani i rrezikshëm. Bartels citoi defekte të dhimbshme në hardware-in ushtarak gjerman dhe tha se ushtarët gjermanë besojnë se premtimi i vendit të tyre në NATO duhet të “zbatohet në mënyrë të parashikueshme dhe të besueshme”.

Gjermanët, të cilët ishin kritike per politikat e refugjatëve me dyer të hapura të Merkelit gjatë këtyre viteve të fundit, nuk do të jenë të kënaqur kur do të dëgjojnë qeverinë e tyre të citojë koston e lartë të shërbimeve për refugjatët si një nga arsyet kryesore që buxheti ushtarak nuk mund të rritet.