Gjermania iu ka dhënë azil politik një numri ë personelit ushtarak turk dhe familjeve të tyre që mbanin  pasaportë diplomatike- raportoi media gjermane të hënën, duke pranuar tendosje të marrëdhënieve mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë nuk ishte e gatshme për komente, por sipas gazetës së përditshme ‘Sueddeutsche Zeitung’ dhe sipas televizionit publik ËDR dhe NDR, autoritetet konfirmuan se Gjermania i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesave për azil të këtyre personave me kombësi turke.

Ministria e Brendshme tha se muajin e kaluar kishte marrë 362 aplikime për azil politik nga qytetarë Turq që mbajnë pasaportë diplomatike; por nuk tha se sa nga këto kërkesa vijnë nga radhët e ushtarakëve turq që janë të vendosur në bazat e NATO-s.

Që nga korriku 2016, kur dështoi grushti i shtetit, 414 anëtar të personelit ushtarak, gjykatës dhe zyrtarë të nivelit të lartë në Turqi, kanë kërkuar azil politik në Gjermani, sipas shifrave të publikuara nga tre media gjermane. Në këtë numër përfshihen edhe antërat e familjes.

Vala e kërkesave për azil është rritur pas përpjekjes për grusht shteti kundër Presidentit  Recep Tayyip Erdogan, pas të cilit më shumë se 100,000 njerëz janë larguar nga puna ose janë ndaluar në rajonet e  policisë si ‘komplotistë” ose si “militantë Kurd’.

/Veritas.com.al/