Liderja nacionaliste franceze ka thënë se vendimi i pafavorshëm ndaj saj nuk do të ndalojë aspak angazhimin e saj në mbrojtje të qytetarëve “të penalizuar nga vendimet arrogante dhe monotone të Brukselit”

Nga: Gerry Freda/

Marine Le Pen, liderja e Rassemblement National (Rn),eshte dënuar nga Gjykata e Bashkimit Evropian për “përvetësim” të fondeve të Parlamentit Evropian.

Hetimet ndaj kreut nacionalist francez u iniciuan në vitin 2014 nga Zyra evropiane per luften antimashtrim (Olaf).

Gjykatesit kanë vërtetuar tezat akuzatore, duke kontestuar për presidenten e ‘Rn përdorimin “për qëllime private” të rimbursimeve të dhëna nga Asamblea e Strasburgut. Sipas hetuesve, Le Pen, në vitin 2011, do të ketë shërbyer çekun e saj si europarlamentare, domethënë paratë publike, jo për veprimtari institucionale, ose lidhur me zhvillimin e mandatit zgjedhor, por për të paguar për “truproja personale”.

Atë vit, eksponentja “antisistem” do të kishte marrë këtë individ duke i dhënë një page prej “mbi dhjetë mijë euro në muaj”. Marrëdhënia e punës nuk ka zgjatur më shumë se tre muaj, por në atë kornizë kohore, sipas mendimit të gjyqtarëve, Le Pen do t’i kishte dhënë truprojës, në përgjithësi,”46,902 €” të gjitha para të ardhura nga buxheti i institucionit parlamentar BE.

Shuma në fjalë, në bazë të vendimit të Gjykatës, do te kthehet  “shumë shpejt” nga Presidentja e Rn në arkat e asamblesë të Strasburgut.

Dënimi mund të kundërshtohet nga eurodeputetja përpara Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.

Le Pen ka reaguar me indinjatë ndaj vendimit të gjykatësve të Luksemburgut, duke akuzuar si magjistratët ashtu edhe zyrtarët e Olaf që kanë montuar një proces të bazuar në “vlerësime të gabuara, abuzim të pushtetit, mungesë të paanshmërisë dhe paragjykimeve politike”.Eksponentja nacionaliste ka deklaruar pra se gjithmonë ka orientuar aktivitetin e saj parlamentar në respektimin e vlerave të “transparencës” dhe “ndershmërisë” dhe më pas ka siguruar që nje vendim i tille nuk do të ndale aspak përkushtimin e saj në mbrojtje të qytetarëve te zakonshëm “të penalizuar nga vendimet arrogante dhe monotone të Brukselit”.

Veritas.com.al/