Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin e ndërmjetëm, për kërkesën e presidentit Meta, për ndryshimin e trupës gjykuese.

Kushtetuesja ka marrë vendim që asnjë prej gjyqtarëve nuk duhet të largohet nga çështja për shkarkimin e Metës, pavarësisht pretendimeve nga presidenti.

Vendimi i Kushtetueses për mosndryshimin e trupës gjykuese është marrë në mënyrë unanime.

Në këtë mënyrë është gjykuar e pabazuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve: Marsida Xhaferllari, Eksa Toska, Përparim Kalo, Sonila Bejtja dhe ASltin Binaj.