Gjykata e Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin.

Ai do të lerë qelinë dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie. Ndryshimi i masë së sigurisë erdhi gjatë seancës për vlerësimin e saj. Ishte po gjykata e Tiranës ajo që e kishte urdhëruar arrestimin e Rroshit pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës. Rroshi u arrestua pasi në formularin e vetëdeklarimit për dekriminalizimin nuk ka shënuar se ka qenë i dënuar në Itali dhe kishte fshehur disa dëbime.

Opozita e kishte parlajmëruar edhe lirimi e Rroshit. Në një konferencë të mbajtur në orën 11.30 zëdhënësja Ina Zhupa deklaroi se gjykatat ishin nën presion nga kryeministri Edi Rama si për rastin e Rroshit ashtu edhe për Haki Çakon, të cilin Apeli e ktheu në detyrë, pasi ishte pezulluar më parë nga Gjykata e Tiranës.