Adriatik Llalla bëhet zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend. Pas kërkesës së SPAK, GJKKO ka marrë kështu një vendim historik, në një seancë ku nuk munguan edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipërisë.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, është dënuar me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar pretencën e SPAK duke mbyllur kështu në shkallë të parë këtë çështje. Një hetim i nisur në mars të vitit 2018 ka përfunduar kështu pas 3 vitesh.

Llallës i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës, për llogari të shtetit. Sipas gjykatës, Llalla ka blerë prona me çmim të ulët i ka rivleruar nga 4 deri në 12 herë me çmime më të larta pasi nuk kishin origjinë të ligjshme për krijimin e ketyre pasurive.

 

Gjyqi ndaj Llallës u kthye në pikën zero në seancën e 16 prillit, por u mbyll në 5 seanca. U revokua gjykimi i shkurtuar me kërkesë të Llallës dhe do fillojë gjykim i zakonshëm nga e para.

Ai akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste. Adriatik Llalla u hetua edhe pastrimin për pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

( Vijon…)