Thuajse gjysma e publikut gjerman do që kancelarja Gjermane, Angela Merkel të japë dorëheqjen si lidere e vendit para zgjedhjeve të tjera që mbahen në vitin 2021- sipas sondazhit.

Sondazhi, i cili është kryer nga kompania e YouGov në emër të agjencisë gjermane të lajmeve DPA, pohon se 47 për qind e të anketuarve nuk duan ta shohin kancelarin mergel q ëtë shërbejë edhe një mandat tjetër parlamentar. Vetëm 36 për qind e të pyeturve thanë se janë në favor që Merkel të mbetet deri në vitin 2021, sipas Kronen Zeitung.

Sondazhet e reja tregojnë një rënie të shpejtë të popullaritetit të kancelares Merkel që shërbeu për një periudhë të gjatë. Në fund të zgjedhjeve kombëtare të Shtatorit, një tjetër sondazh ishte mbajtur , ku doli se rreth 44 për qind e gjermanëve iahin në favor të Merkel që kjo të qëndronte në detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme.

Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të Shtatorit, Merkel dhe Unioni Krisstian Demokrat (CDU) e Merkel nuk ka qenë në gjendje që të formojë një koalicion qeveritar funksional.

Veritas.com.al/