Afërsisht gjysma e grave gjermane tani ndjehen të pasigurta në lagjet e tyre, ka zbuluar një studim. Ato kur dalin natën nga shtëpia  janë të deetyryara të marrin me vete masa paraprake ndaj agresorëve, si spray me djegës, etj.

Studimi i kryer nga Emnid for Bild am Sonntag, më tej zbulon se 58 per qind e grave besojnë sa vendet publike janë bërë më pak të sigurta kohët e fundit, që pasojnë ljme të tilla si ato me ngacmime seksuale në masë mbi gratë në Këln në prag të vitit të ri vitin e kaluar.

48 për qind e grave që ishin pyetur thanë se i kanë ndryshuar sjelljet e tyre me qëllim që të shmangin disa pjesë në lagjet e qytetit, ndërsa 16 për qind thanë se mbajnë me vete spray me peper kur dalin jashtë në errësirë.

Në përgjigje të studimit, Focus Online mblodhi anekdota nga gratë nëpër qytetet e gjithë Gjermanisë. Disa prej tyre kanë thënë se kërkojnë kushërinj meshkuj që t’i shoqërojnë natën. Të tjera mbajnë tufën me çelësa në grusht me qëllim që të sulmojnë agresorin e parë që iu del.

Një grua, Kerstin, tha për gazetën: “Nuk ndjehem më grua e sigurt. Ngacmimet, përdhunimet dhe sulmet po ndodhin kudo. Jam e shqetësuar për rastin e atletes Carolin [G.], e cila u vra. Edhe unë vrapoj,d he unë shpesh ndjehem e rrezikuar gjatë ditës, në mes të ditës”, tha.

“Ndjehem shumë e pa qetë në qytetin tim dhe mënjanoj që të udhëtoj vetëm. Gjithnjë mbaj me vete spray me peper”.

Një tjetër, Natalie, tha se ajo “me çdo kusht” shmang prezencë në Këln që nga nata e sulmit mbi gratë te stacioni i trenit. Por fatmirësisht nuk kam qenë e detyruar të shkoj. Që atëherë kam shmangur qëndrimin në grup gjatë natës”- tha ajo.

Ajo shtoi:  “Sidoqoftë, unë nuk shkoj askund vetëm kur bie errësira. Kur mbërrij me tren në stacionin tonë të vogël, babai më pret gjithmonë aty. Nuk guxoj ta bëj rrugën e vetme”.

“Porosita dy kuti me spray me peper para dy muajsh, i porosita në Amazon. Dy. Kështu që mund të jem e sigurt se gjatë dimrit në secilën nga dy xhaketat e mija, do të gjendet një spray me patjetër”.

“Është për të ardhur keq që vetë shteti Gjerman nuk do t’ia dijë për këto”.

214,600 krime u kryen nga emigrantët në Gjermani në vitin 2016, “disa mijëra herë më shumë se në vitin 2015”’ sipas botimit Gjerman të “Huffington Post”.

/Veritas.com.al/