Policia e Shtetit ka paralajmeruar se duke nisur nga nesër (1 Gusht) do të shtojë patrullimet në të gjithë zonat bregdetare, kjo për shkak të fluksit të lartë të pushuesve.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar që të caktohen punonjës policie për të patrulluar në vijën bregdetare, aty ku ka grumbullime masive të pushuesve dhe të filmojnë çdo rast të tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski” apo skafet në afërsi të perimetrit të sigurisë.
Në urdhërin e Nanos thuhet se punonjësit e Policisë që janë me shërbim në plazhet e vendit, si turni i parë ashtu edhe i dyti, për të patrulluar pandërprerë në vijën bregdetare dhe të bllokojnë mjetet lundrues që cenojnë sigurinë e pushuesve. Duke filluar nga nesër (1 Gusht) shtohen kontrollet dhe nuk do të lejohet asnjë mjet lundrues që shkel rregullat apo rrezikon jetën e qytetarëve.