Deputeti Demokrat, Bedri Hoxha, është goditur nga një person para takimit të Bashës me simpatizantët në Burrel, rreth mesditës së sotme.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur simpatizantët e Partisë Demokratike po prisnin që të vinte Lulzim Basha për të zhvilluar takimin e programuar. Mësohet se Bedri Hoxha ishte duke drekuar në një restorant pranë Pallatit të Kulturës në momentin kur një person, që dyshohet se është anëtar i PD, i është afruar dhe e ka goditur.

Ende nuk dihen arsyet se përse është goditur, por Bedri Hoxha nuk ka bërë kallëzimin në polici për rastin, ndërsa Basha gjatë takimit ka kërkuar që “të ulen gjakrat”.

“Nuk kam asnjë koment për ngjarjen”, ka thënë deputeti Hoxha, përballë medias. Hoxha ka qenë një zë kritik brenda radhëve të PD. Me listën e kandidatëve për deputetë të Bashës, Hoxha mbetet jashtë parlamentit.

Veritas.com.al/