Pronari i Argjendarisë së grabitur sot mbasdite, e Shtunë, është mbi 500 mijë euro. Deklaratën e bëri për Policinë vetë pronari i Argjendarisë, emri i të cilit nuk bhët publik për shkak të ruajtjes së hetimeve. Ngjarja ka ndodhur pa zbardhur dita e sotme, në qendrën e Tiranës, në zonën që njihet si pika e parë e kijimit të Tiranës, ku për shumë dekada ka qene Pazari si dhe dyqanet më të preferuara për publikun. Sheshi “Avni Rustemi” është sot e kësaj ditë kryqëzimi ku kalojnë më shumë njerëz dhe mallra.

Pronari dëshmoi se janë grabitur 9 kg flori, 30 kg argjend dhe gati 300 ora të ndryshme.

Vjedhja është zbuluar vetëm orët e para të mëngjesit të sotëm nga të zotët e argjendarisë. Këta të fundit kanë bërë denoncimin në polici. Mësohet se grabitësit kanë shfrytëzuar një godinë ngjitur me argjendarinë për të të bërë të mundur që të punojnë për të hapur muret dhe të kapërcejnë brenda Argjendarisë.

Përpara se të largohen autorët kanë shkatërruar kamerat e sigurisë dhe kanë shkulur hard-diskun e qendrës së regjistrimit, me qëllim që të zhdukin pamjet e kamerave të sigurisë.

Një skeme e ngjashme është përdorur edhe për vjedhjen e fililalit të BKT në Bllok pak javë më parë.

Grupi hetimor po punon për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  të personave të përfshirë në këtë ngjarje, deklaron Policia.