Policia sqaroi se grabitja e 180 mijë dollarëve përballë Hotel Sheraton nuk ndodhi nga persona të maskuar dhe as të armatosur. Për t’i marrë 180 mijë euro, punonjësit të Exchange mjaftoi një shqelm për 55 vjeçarin, që shoqëronte “mbajtësin e çantës”. Pasi janë parë pamjet e kamerave të sigurisë, policia njoftoi se

“Shtetasve S. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë arkëtar i një firme këmbimi valutor, B. Xh., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të kësaj pike këmbimi valuator, në momentin që kanë dalë nga një bankë e nivelit të dytë, u janë afruar dy persona pa maska dhe pa armë, ku njëri nga dy autorët e kësaj ngjarje i ka marrë çantën me shumën monetare shtetasit S. H., ndërkohë bashkëpuntori ka goditur me shkelm shoqëruesin, shtetasin B. Xh dhe janë larguar me vrap drejt motorrit që e kishin lënë vetëm pak metra më larg”.