-Pas disa hetimeve të gazetave të lidhura me të djathtën, prokuroria financiare ka hapur një fashikull mbi mundësinë e keqpërdorimit te fondeve për menaxhimin e krizës së emigracionit-

 

Gjykata e Lartë e Greqisë dëshiron të shohë qartë mbi menaxhimin e fondeve evropiane dhënë Athinës për t’i bërë balle krizës se emigrantëve midis 2015-es dhe 2016-es.

Skandali ka filluar të përhapet si njolla e vajit pas disa hetimeve gazetareske që kane përfshirë menaxhimin e emigracionit në Greqi. Dhe tani, nga hetimi i gazetave, është kaluar në hetimet e autoriteteve.

Për tani, siç raportojnë disa burime gjyqësore, dosja i është caktuar prokurorisë financiare. Dhe premton një betejë jo vetëm gjyqësore, por edhe politike. Menaxhimi migrator ndez debatin grek. Dhe gazetat më të afërta me të djathtën helene kanë sulmuar vazhdimisht qeverinë e Alexis Tsipras për menaxhimin e keq të fondeve, duke e akuzuar atë kohët e fundit për përvetësim të fondeve evropiane.

Akuzat e shtypit lindin pjesërisht nga deklaratat e zjarrta te Andreas Iliopoulos, kreu i Shërbimit të pritjes dhe regjistrimit të refugjatëve. Intervistuar nga gazeta e se djathtës Fileleftheros, Ilopoulos ka folur për “paligjshmëri” në menaxhimin e fondeve. Dimitris Vitsas, Ministër i Politikave të Migracionit, menjëherë kërkoi dorëheqjen e kreut të departamentit dhe ka mohuar, natyrisht, të gjitha akuzat. Por çështja tani është në duart e prokurorisë dhe Gjykatës Supreme.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.