Greqia urdhëroi dëbimin e dy diplomatëve rusë dhe ua ndaloi hyrjen dy të tjerëve, nën dyshimet se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare, raporton Radio ‘Europa e Lirë’.

Qeveria greke tha se zyrtarët rusë kanë synuar të sigurojnë dhe të shpërndajnë informacione të ndjeshme.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, tha se Athina nuk do të tolerojë asnjë sjellje që shkel ligjin ndërkombëtar.

Gazeta greke Kathimerini shkruan se Athina ka urdhëruar dëbimin e diplomatëve rusë, pas përpjekjeve të perceptuara të tyre për të dëmtuar marrëveshjen që Greqia ka arritur me Maqedoninë, muajin e kaluar, për zgjidhjen e kontestit të emrit të ish-republikës jugosllave.

Marrëveshja pritet të hapë rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Rusia, e cila është kundër zgjerimit të aleancës ushtarake perëndimore, tha se do t’i përgjigjet dëbimit të diplomatëve të saj nga Greqia.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.