Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka gjetur rastin që të flasë për publikun ditën e Diel, kur zërat politik i lënë vendin një heshtjeje, sa për t’u dëgjuar më mirë disa zëra që të dielën flasin.

Ai ka dhënë një intervistë për gazetën greke që publikohet çdo të Diel, ‘Real News’.

Ministri i Jashtëm Kotzias ka folur mbi problemet në Ballkan, duke prekur deklaratat që janë bërë nga kryeministri i Shqipërisë Rama dhe presidenti i Kosovës, Thaçi, mbi mundësinë e ‘bashkimit’ të Kosovës me Shqipërinë. Ministri ka thënë se “Ne nuk do të lejojmë kurrë ndryshimin e kufijve dhe kush luan me zjarrin do të digjet”.. Idenë e ndryshimit të kufijve nga dy shtetarët në Tiranë dhe në Prishtinë, ai e ka quajtur një ‘madhështi e rreme’.

Duke folur direkt mbi mundësinë e hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë, Kotiziaz ka thënë se ‘fakti që Shqipëria u pranua në NATO’, nuk do të thotë se kjo është rruga pa ndalesë drejt BE. Ai ka thënë se vetë Greqia ka dhënë kontributin e vet për hapat e Shqipërisë drejt NATO-s dhe BE.

Por ai thotë se tani ka disa kushte. Përveç ‘Reformës në Drejtësi, luftës kundër drogës dhe krimit të organizuar, është një kusht edhe trajtimi i minoritetit grek në Shqipëri”- ka thënë ministri grek i Punëve të Jashtme.

/Veritas.com.al/