Çmimi Nobel në Fizikë i vitit 2018 i është akorduar një gruaje për herë të parë pas vitit 1963.

Donna Strickland, nga Kanadaja, është gruaja e tretë fituese eçmimit, krahas Marie Curie që fitoi në vitin 1903 dhe Maria Goeppoert-Mayer, që i është dhënë ky çmim në vitin 1963.

Dr Strickland këtë vit e ndau çmimin me Arthur Ashkin, nga Shtetet e Bashkuara  dhe me Gerard Mourou, nga Franca.

Akademia Suedeze njohu zbulimin e tyre në fushën e fizikës lazer.

Dr Ashkin zhvilloi teknikën e lazerit të përshkruar si kapja optike, e cila është përdorur në sistemet e studimeve biologjike.

Doktorët Mourou dhe Strickland hapën shtegun për pulset më të shkurtër dhe më intensive që janë krijuar ndonjëherë.

Veritas.com.al/