Gruaja e vrasësit që la të vdekur 49 persona dhe plagosi 53 në një klub nate në Orlando, i dinte planet e tij për  sulmin që do të kryente dhe së shpejti mund të merret nën përgjegjësi  në lidhje me këtë tragjedi që mund të quhet më e madhja në historinë e Amerikës moderne, tha të martën një buirim i forcave të zbatimit të ligjit.

Burimi tha për Reuters se juria federale u nthërrit në një mbledhje të shpejtë dhe mund ta ngarkojë me përgjegjësi Noor Salman, grua e Omar Mateen, të Mërkurrën paradite.

“Duket se ajo ishte në dijeni  se çfarë po ndodhte”, tha senatori Angus King, anëtar i Komitetit të Inteligjencies së Senatit, i cili dha një deklaratë të shkurtër mbi sulmin, ditën e Marte.

“Ajo, përfundimisht ëhstë, siç mendoj, një njeri i interesuar për bashkëpunim dhe mund të na sigurojë disa informacione të rëndësishme”, tha King për CNN.

Mateen, i cili nuk kishte vdekur nga të shtënat e policisë pas tre orë qëndrimi në klubin Pulse ditën e Dielë, telefonoi 911 gjatë argëtimit me të shtëna arme, me qëllim që të dëshmonte besnikëri ndaj grupimeve të grupeve Islamike.

Mateen, që ishte një roje sigurie, ishte sistematik në tërbimin e tij, duke qëlluar edhe ata që ishin shtrirë përtokë. Ai donte që të sigurohej se patjetë, edhe ata kishin vdekur, tha Angel Colon, një i plagosur i mbijetuar.

“Pashë se si qëlloi mbi një vajzë në krahun tim, teksa isha i shtrirë përtokë e duke menduar “Unë e kam radhen, unë jam i vdekur!”, tha ai.