Grupi shqiptar “Saz’iso” ka interpretuar në emsionin e famshëm  “Later with Jools Holland”, këngën “Tana”. Ajo është një nga baladat popullore më të vjetra shqiptare dhe konsiderohet si kënga me më shumë variacione në muzikën shqiptare.

Pas performancës, publiku duartrokiti për disa minuta, duke shprehur kënaqësinë për këngët e kënduara nga grupi “Saz’iso”. Duke iu referuar këtij grupi shqiptar, BBC më herët, kishte shkruar se nga folklori shqiptar është ndikuar muzika greke, turke dhe bullgare.