Grupi i Rithemelimit flet për njerëz me armë në selinë e PD-së, u përgjigjet Flutura Açka, publikon foton nga mbledhja me Bashën

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u është përgjigjur komenteve të Grupit të Rithemelimit në lidhje me njerëz të armatosur brenda në selinë e PD-së.Ajo ka publikuar një foto brenda mbledhjes që po zhvillojnë me Bashë, ku shfaqet së bashku me deputetët Ina Zhupa, Flamur Hoxha si dhe Orjola Pampuri.

‘Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate! Me Inën, Flamurin dhe Orjolën’- shkruan ajo.